Përfaqësuesi i Partia Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, është ndalur te masoviteti i diasporës në zgjedhje dhe mbështetja e saj për Lëvizja Vetëvendosje.
Ai komentoi edhe deklaratat e opinionistit dhe analistit Valon Syla, duke ironizuar me qasjen e tij ndaj mërgatës shqiptare.
“Nëse diaspora kish votu 70% për PDK-në, Valon Syla nuk iu kish thënë ‘gerrnaqa’”, theksoi Krasniqi.
Sipas tij, raporti ndaj diasporës po trajtohet në mënyrë selektive dhe shpesh ndikohet nga përkatësia politike e votës së saj.(INA)