Pas skandaleve dhe tensioneve të fundit në Ferma VIP, Fabjola Elezaj është futur në një televotim penalizues nga produksioni.
Vendimi erdhi pas situatave të forta të ndodhura në Prime dhe debateve të shumta që kanë ndezur rrjetet sociale ditët e fundit.
Ndërkohë, edhe në profilin tonë është hapur një sondazh për publikun me pyetjen:
“A duhet të largohet Ola?”
Rezultatet kanë qenë mjaft të forta.
Sipas votave të ndjekësve, 81% janë shprehur se Ola duhet të largohet nga Ferma VIP, ndërsa vetëm 19% kanë votuar kundër largimit të saj.
Ky rezultat tregon revoltën e madhe të publikut pas ngjarjeve të fundit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse edhe televotimi zyrtar do të sjellë të njëjtin fat për banoren.