Lushtaku: Fatmir Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së, ka diskutime

Mërgim Lushtaku, ish-deputet i PDK-së, ka folur rreth mundësisë së përfshirjes së Fatmir Limajt, kryetar i Nismës, në listën garuese të PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit.

Lushtaku ka vlerësuar se ka diskutime që një gjë e tillë të ndodhë.

 

“Për mendimin tim personal, Fatmir Limaj është një njeri që është ndër themeluesit e PDK-së dhe ka kontribuar shumë. Ai mund të jetë pjesë e PDK-së, por duhet të pritet deri në datën e fundit. Ka diskutime, kemi pasur një mbledhje dje ku kemi zhvilluar bisedime dhe emri i tij është përmendur, por derisa nuk kemi një kërkesë zyrtare prej tij”, tha Lushtaku në RTV 21.

Sipas Lushtakut, PDK në zgjedhje do të garoj e vetme pa koalicione, por se lista e saj do të përmbaj ”befasi” të shumta.

“PDK është mjaftueshëm e fortë, por sigurisht që ka nevojë që të mund të hyjnë në kuadër të listës së PDK-së. Dera jonë është e hapur dhe do të bisedojmë për figura publike që kanë ndikim në fusha të ndryshme”, tha Lushtaku.