Sot një muaj në Kosovë do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Ditëve në vijim partitë pritet të prezantojnë aderimet e reja.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se dy-ish deputete të Lëvizjes Vetëvendosje pritet të bashkohen me partitë opozitare LDK dhe PDK.
Abdixhiku dhe Vjosa Osmani pritet të kenë në radhët e tyre një ish-deputete me bagazh të lartë politik.
Edhe PDK-ja ka arritur që të bindë një ish-deputete të VV-së nga e kaluara politike për t’u bashkuar me partinë e Bedri Hamzës.
Që të dy aderimet pritet të zyrtarizohen gjatë kësaj jave.