PDK-ja merr lajm të madh pak ditë para zgjedhjeve

Nëndega e Partia Demokratike e Kosovës në Zürich ka shfaqur një mobilizim të fuqishëm në prag të zhvillimeve të rëndësishme politike në Kosovë. Përmes një aktiviteti të organizuar me pjesëmarrje të gjerë të mërgimtarëve, është dhënë sinjali i qartë për një angazhim maksimal në mbështetje të subjektit politik.

Një nga figurat aktive të kësaj nëndege, Shaip Kadriaj, ka përcjellë një mesazh motivues përmes rrjeteve sociale, duke theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin e strukturave të PDK-së në diasporë.

“Ne jemi gati! Le të dalim faqebardhë”, ka shkruar ai, duke nxitur njëkohësisht bashkëatdhetarët që të jenë pjesë aktive e proceseve që pritet të zhvillohen.

Ky mobilizim në Zürich shihet si pjesë e një angazhimi më të gjerë të PDK-së në diasporë, ku mërgimtarët vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në përkrahjen dhe organizimin politik jashtë vendit.

Analistët vlerësojnë se aktivizimi i strukturave në mërgatë mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatet përfundimtare, duke e bërë diasporën një faktor gjithnjë e më të rëndësishëm në skenën politike të Kosovës.