Në Jerevan, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), mora pjesë në darkën zyrtare të shtruar nga Presidenti i Republikës së Armenisë, Vahagn Khachaturyan.
Në pritjen zyrtare u mirëprita nga Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe Kryetari i Kuvendit, Alen Simonyan. Gjatë mbrëmjes pata bashkëbisedime me liderë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse, ku u shkëmbyen ide, pikëpamje dhe qëndrime mbi zhvillimet aktuale në Evropë dhe më gjerë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Në këtë kuadër, bisedova me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, Presidentin e Konfederatës së Zvicrës, Guy Parmelin, Zëvendëspresidenten e Bullgarisë, Iliana Iotova, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović, Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirlioğlu, Kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora, anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Denis Bećirović, Kryeministren e Lihtenshtajnit, Brigitte Haas, si dhe me liderë të tjerë evropianë.