Burime të Kanal10 jozyrtare brenda Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur për një pakënaqësi në rritje ndaj kryesisë aktuale, duke përmendur edhe zhvillime të mundshme që mund të ndikojnë në strukturën drejtuese të partisë.
Sipas këtyre burimeve të Kanal20, dy figura të njohura të LDK-së, Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri, thuhet se kanë shprehur pakënaqësi të thellë me mënyrën e funksionimit të kryesisë dhe vendimmarrjen e fundit brenda partisë. Madje, në disa qarqe brenda partisë po qarkullojnë pretendime se ata mund të kenë dhënë dorëheqje, ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Të njëjtat burime pretendojnë se brenda strukturave të LDK-së po diskutohet edhe për ndryshime në lidership, ku emri i Përparim Rama po përmendet si një kandidat potencial për të marrë drejtimin e partisë në një fazë të re organizimi, pas një procesi të mundshëm rishikimi të kryesisë.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë deklaratë publike nga zyrtarët e përmendur apo nga vetë LDK që konfirmon këto zhvillime. Zyrtarisht, partia nuk ka bërë të ditur asnjë ndryshim në strukturat e saj drejtuese.
Situata mbetet e paqartë dhe pritet që në ditët në vijim të ketë reagime apo sqarime nga figurat kryesore të partisë.