Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas kërkesës nga Daut Haradinaj për protesta.
Haradinajn, Bajqinovci e ka quajtur oligark politikë.
“Po kush del në rrugë pas oligarkëve politikë? Populli ua dha përgjigjen me 51.11% me Albin Kurti. E tash, kur s’kanë votë, kërkojnë zhurmë. Ani kur i sheh kush po bën thirrje, të njëjtit që e shfrytëzuan shtetin, e sot kërkojnë “revolta” për me u kthyer prapë. Por koha e tyre ka kalu, populli nuk del për ta, populli i ka çu në opozitë”, ka shkruar Bajqinovci në një status në Facebook.