Ndryshon “loja”, Haxhiu del me ftesë të re për opozitën

Kuvendi do të mbajë sot në orën 17:00 një seancë të jashtëzakonshme për çështjen e Presidentit.

Sipas ftesës që kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ua ka bërë deputetëve, thuhet se në rend dite do të jetë vetëm një pikë: “Diskutim lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.