Skandal në boks, publiku futet në ring e përleshje masive! Karrige e grushte

Në ndeshjen e boksit në Trabzon shpërtheu kaosi, boksieri turk Erhan Kalkan shpjegon prapaskenat:

Veprimi i trajnerit rus e solli situatën deri aty!

 

Boksieri rus, Sergey Gorokhov dhe trajnerët e tij janë rrahur brutalisht nga tifozët turq.

Pas ndeshjes së djeshme të trazuar të boksit në Trabzon, boksieri Erhan Kalkan bëri një deklaratë. Ai u shpreh i trishtuar për ngjarjet e ndodhura dhe tha:

“O që në fillim, mënyra se si trajneri i boksierit rus erdhi drejt këndit tonë dhe bëri ato lëvizje e solli situatën në atë pikë. Na vjen keq për atë që ndodhi, do të donim që të mos kishte ndodhur.”

Në rundin e tretë të ndeshjes, sipas pretendimeve, ekipi rus bëri disa veprime ndaj kundërshtarëve, çka bëri që tensioni në ring të rritej papritur.

Tensioni u përshkallëzua shpejt dhe u kthye në përleshje masive.

 

Në përleshje u përdorën karrige plastike, ndërsa u hodhën goditje me shkelma dhe grushte.

Personeli i sigurisë private ndërhyri me vështirësi për të ndalur kaosin.

Për shkak të përleshjes, ku u përfshinë dhjetëra persona që hynë në ring, ndeshja u ndërpre dhe mbeti pa përfunduar.

Ndërkohë, është bërë e ditur se ka nisur një hetim për incidentin.

Ngjarjet u filmuan me telefona celularë. Në pamje shihen momente kur hidhen karrige plastike në ring, njerëz që godasin njëri-tjetrin me grushte dhe shkelma, ndërsa zyrtarët përpiqen me vështirësi të ndërhyjnë. Ja dhe video: