Jehona Lushaku i kërkon VV’së të deklarohen për Vjosa Osmanin: Emrin e keni, kallxoni a i keni 66 vota

Shefja e Grupit Parlamentar të  Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje pasi  po kërkojnë emra jopartiakë për President.

 

Të dielën, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk kanë pranuar zyrtarisht asnjë emër për President nga dy partitë opozitare, PDK dhe LDK – duke shtuar se edhe sonte janë në pritje.

Por, Lushaku ka shkruar në Fascebook se emrin e kanë, duke e pyetur Lëvizjen Vetëvendosje nëse i kanë 66 vota për Vjosa Osmanin.

 

“A deshtët emra? Emrin e keni. Kallxoni a i keni 66 vota”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë: