Ndërkohë që skena politike shpesh përfshihet në ngërçe për emra konsensualë, opinioni publik po rikthen vëmendjen te figura me integritet të lartë moral e profesional.
Opinionisti Xhevdet Pozhari ka publikuar një listë prej rreth 30 personalitetesh të shquara, të cilët gëzojnë vlera qytetare dhe merita kombëtare, duke argumentuar se Kosova ka potenciale të jashtëzakonshme jashtë partive politike, përcjell INA.
Sipas këtij propozimi, opozita (PDK & LDK) dhe qeveria (LVV) kanë një mundësi të artë për të zgjedhur një figurë që përfaqëson unitetin, duke dalë nga kornizat e ngushta partiake.
Lista përfshin akademikë, juristë, artistë dhe veprimtarë të shoqërisë civile, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë moderne të Kosovës. Ata janë
afro 30 personalitete të Kosovës, me vlera qytetare, kontribut kombëtar e merita profesionale, jashtë skenës aktuale politike, 3 nga të cilat mund t’i propozojnë opozita (PDK & LDK) dhe qeveria (LVV) ta pranojë:
Justina Shiroka-Pula
Rexhep Ismaili
Fetah Podvorica
Eqrem Basha
Zejnullah Rrahmani
Mehmet Kraja
Isa Qosja
Agim Vinca
Mentor Agani
Lulzim Raka
Jusuf Buxhovi
Fatmir Rexhepi
Bajram Kosumi
Atifete Jahjaga
Shukrie Ramadani
Shqiptar Demaçi
Feride Rushiti
Besnik Pula
Vlora Mehmeti-Spanca
Veton Surroi
Ilir Dugolli
Lulzim Tafa
Qamil Haxhibeqiri
Gjylieta Mushkolaj
Bekim Sejdiu
Drita Hajdari
Muhamedin Kullashi
Avni Spahiu