Ka ndërruar jetë akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar Rexhep Qosja, një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe letërsisë shqipe.
Sipas raportimeve fillestare, Qosja ka vdekur në moshën 89-vjeçare.
“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja.Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes.Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja.Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, thuhet në njoftim,
Ai ishte një ndër intelektualët më me ndikim në hapësirën shqiptare, me një kontribut të jashtëzakonshëm në letërsi, kritikë letrare, histori dhe çështje kombëtare.
Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, Rexhep Qosja ka qenë autor i dhjetëra veprave, përfshirë romane, ese dhe studime shkencore, duke lënë gjurmë të thella në kulturën shqiptare. Ai njihej për qëndrimet e tij të forta publike dhe angazhimin në debatet shoqërore e politike.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjes apo ceremoninë mortore.
Institucionet dhe personalitete të shumta pritet të reagojnë në orët në vijim për humbjen e një prej figurave më të shquara të kombit shqiptar.