Reagon ashper djali i Agim Ramadanit kunder deputetit te VV-se, ja cka i thote!

Djali i Agim Ramadanit, Jeton Ramadani, i ka reaguar ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, pas deklaratave të tij në seancën e Kuvendit, ku krahasoi ish-presidentin Hashim Thaçi me Naim Murselin, raporton Sinjali.

 

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani e ka cilësuar këtë deklaratë si degradim dhe mungesë të klasës dhe dinjitetit.

Postimi i plotë:

 

Kjo nuk është lidership. Është degradim.

Me kërku “burgim të përjetshëm” për shqiptarë që kanë luftu për këtë vend – është mungesë klase dhe dinjiteti.

Gëzimi për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk është standard shtetëror.

Nuk përfaqëson vlera. Vetëm përçarje.

Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua. Analfabet!

Marre tkoft çfarë mbiemri mbanë!