Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, deklaroi se e kishte pyetur kryeministrin Albin Kurti se çfarë presidenti i ardhshëm i duhet Kosovës.
Në një intervistë për ‘Debat Plus’, Abdixhiku deklaroi se Kurti i kishte thënë se po i nevojitet një president që merret me çështje të shoqatës së zjarrfikësve.
“A e dini që kam provu me bë diskutime për parime dhe vazhdimisht kemi mbetë tek pazaret? Marrëveshja klasike politike nënkupton qysh merremi vesh për politikën e jashtme të Kosovës. A provon ti me ndërru Bordin e Paqes atje, 3-4 nene të deputetëve të tu, apo ki tendencë me shku me përfaqësimin më të lartë presidencial në Bordin e Paqes? Çka bën për drejtësi, a hala mendon ti që presidenti i ardhshëm dhe kryeministri do të mujnë me e përcaktu Kryeprokurorin e Shtetit? Për këtë çështje kam prit me bisedu, s’kemi folë asnjëherë”, deklaroi Abdixhiku.
“Asnjë minutë s’kemi folë për çështje parimore këtu, sepse gjithçka folej për pozita. Pazari ishte tema. Hajde flasim çfarë presidenti i duhet Kosovës. Çka bën ai me politikën e jashtme, çka bën ai me siguri dhe me drejtësi? Përgjigja ishte që neve na duhet një president që merret me shoqatën e zjarrfikësve”, tha më tej ai.