Ndëshkim i rëndë nga Agai! Ulet çmimi i madh në “Ferma VIP”, ja sa mijë euro humbën fermerët

Neglizhenca e vazhdueshme e fermerëve ndaj kujdesit për kafshët nuk ka kaluar pa pasoja, përkundrazi, i ka kushtuar shumë shtrenjtë xhepit të tyre dhe e ka tensionuar edhe më shumë situatën brenda fermës.

 

Pavarësisht paralajmërimeve të herëpashershme, duket se banorët nuk i kanë marrë seriozisht detyrimet e tyre, duke detyruar Again të ndërmarrë një masë drastike për t’i vënë përballë përgjegjësisë.

Për të dhënë një mesazh të qartë dhe për t’i “zgjuar” nga kjo pakujdesi, ai vendosi një rregull të ri, mjaft të pazakontë:

Çdo ushqim që fermerët dëshironin të konsumonin për veten e tyre, duhej ta hanin në stallë, pranë kafshëve që kishin neglizhuar.

Ky vendim synonte jo vetëm ndëshkimin, por edhe ndërgjegjësimin e tyre mbi rëndësinë e përkujdesjes.

Megjithatë, edhe kjo masë e fortë nuk arriti të sjellë disiplinën e pritur. Agai kishte paralajmëruar qartë se çdo shkelje e rregullit do të shoqërohej me pasoja financiare, konkretisht me uljen e çmimit të madh me 1,000 euro për çdo rast.

Dhe siç u pa gjatë prime-it të sotëm, rregulli është shkelur në mënyrë të përsëritur.

Si rezultat, produksioni konfirmoi se shkeljet kanë qenë të shumta, duke sjellë një goditje të fortë për garën.

Çmimi i madh i “Ferma VIP” ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke zbritur nga 200,000 euro në 184,000 euro, një humbje që reflekton drejtpërdrejt mungesën e përgjegjësisë së fermerëve.