E papritur – LDK-ja tradhton Vjosen e porpozon per kete pozit, jo Presidente

Sipas burimeve brenda Lidhja Demokratike e Kosovës, kjo parti pritet të dalë me një strategji të qartë në takimin e radhës me Albin Kurti dhe përfaqësuesit e Lëvizja Vetëvendosje lidhur me çështjen e presidentit.

Burimet bëjnë të ditur se në fazën e parë, LDK do të propozojë emrin e Vjosa Osmani si opsion për këtë post, duke e parë si figurë që mund të marrë mbështetje më të gjerë politike dhe institucionale.

E me pas Osmanin do e propozojne per Ministre te Jashtme.

Megjithatë, nëse një propozim i tillë nuk pranohet nga LVV, atëherë LDK pritet të ndryshojë qasjen dhe të dalë me një kandidat të vetin partiak. Në këtë rast, sipas të njëjtave burime, emri që do të hidhej në tavolinë është ai i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kjo lëvizje shihet si një përpjekje e LDK-së për të testuar fillimisht kompromisin me partnerin potencial qeverisës, e më pas për të ruajtur peshën e saj politike në negociata në rast të mosmarrëveshjeve.

Takimet mes dy partive pritet të jenë vendimtare për përcaktimin e marrëveshjes së mundshme politike, ku posti i presidentit mbetet një nga pikat kyçe të diskutimit.