Paga të majme nga Serbia, euro e dinarë me prejardhje të panjohur/ Kjo është pasuria që deklaruan deputetët e Listës Serbe

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit sot ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve publikë.

 

Në mesin e deklaruesve janë edhe deputetët e Listës Serbe, me të nëntët që kanë deklaruar posedimet e tyre, shkruan IndeksOnline.

Derisa një deputet i LS-së deklaron se ka oborr në vlerë prej 50 mijë eurosh, tjetri merr pagë të majme nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Slavko Simic, ka deklaruar shumë pak nga pasuria e tij. Duke përjashtuar nga ky deklarim posedimin e tij të pronave, Slavko ka deklaruar një veturë të tipit “Skoda” në vlerë prej 17 mijë eurosh dhe gati 62 mijë euro kursime në një bankë në Rashkë. Simic po ashtu ka deklaruar të kursyera 1,843.20 euro në bankën NLB. Mbi emrin e tij është edhe një kredi prej mbi 25 mijë eurosh, por se ku e ka marrë – nuk dihet.

 

Si pagë të deputetit, Slavko i ka të deklaruara 13 mijë e 549 euro e 57 centë, ndërkaq si pagë të gruas, në Leposaviq të Republikës së Kosovës, Slavko ka deklaruar 1 milionë e 596 mijë dinarë serbë.

Nga ana tjetër, Branislav Nikolic ka deklaruar një shtëpi dhe një pemishte, të dyja bashkë me vlerë prej 258 mijë e 500 euro. Nikolic posedon dy vetura, një Volkswagen (23 mijë euro) dhe një Citroën (6 mijë euro). Si pasuri të paluajtshme, ai ka deklaruar 7560 euro në NLB, 598 mijë e 958 dinarë në Serbi, dhe 121 euro të bashkëshortes. Si pagë të deputetit, Nikolic ka deklaruar 14 mijë e 481 euro e 97 centë, por pasuria në para e tij zgjerohet deri në Serbi. Nga shteti serb, ai merr mbi 732 mijë dinarë për veprimtarinë në komunën paralele në Shtërpcë, ndërkaq gruaja e tij merr pagë vjetore prej 9658 eurosh nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simic, ka deklaruar një apartament dhe një podrum – të dyja bashkë në vlerë prej 35 mijë eurosh. Gjatë deklarimit të pasurisë, Simic ka regjistruar një veturë Peugeot një vlerë prej 13 mijë eurosh dhe posedim të vetëm 430 eurove. Para “cash”, Simic deklaron se i ka 51 mijë dinarë serbë.

Serbia e paguan çdo vit me nga 28 mijë e 200 euro cash ndërkaq i merr edhe nga 18150 euro si pagë vjetore.

Ljiljana Stefanovic ka qenë më e hapur gjatë deklarimit të pasurisë, duke i regjistruar disa apartamente e shtëpi në emër të saj dhe të bashkëshortit. Tri shtëpi dhe tri apartamente të saj kapin vlerën e 695 mijë e 700 eurosh. Ljiljana deklaroi dy vetura të bashkëshortit në vlerë prej 8 mijë e 1 eurosh. Në dy llogari bankare në Rashkë, një të sajën dhe një të bashkëshortit, Stefanovic ka 128 mijë e 789 euro, ndërkaq në Raiffeisen Bank në Kosovë ka 9298 euro. Përveç pagës së deputetes, ajo merr edhe 4,790,884.00 dinarë serb si pension nga Republika e Serbisë, si dhe është e angazhuar me kontratë pune nga një punëdhënës i panjohur në Serbi, nga i cili çdo vit merr 3 milionë e 366 mijë e 984 dinarë.

Milan Kostic ka të deklaruar një kompani në Vushtrri dhe 11 toka me vlerë prej mbi 96 mijë eurosh. Ai posedon dy shtëpi në vlerë totale 450 mijë euro dhe mbi 80 mijë euro në bankat BPB dhe Raiffeisen Bank. Përveç pagës së deputetit, Kostic ka deklaruar të ardhura vjetore në vlerë prej 6 mijë eurosh nga kompania e tij “Cobanka Gold” dhe 17 mijë e 400 euro nga strukturat paralele serbe në Vushtrri.

Deputetja Miljana Nikolic ka deklaruar një veturë në vlerë mbi 3 mijë euro dhe dy banesa me vlerë prej 170 mijë eurosh. Në dy llogari bankare në Kosovë ajo ka 374 euro e 89 centë. Posedon 5 euro “cash” dhe mbi 48 mijë dinarë në Rashkë. Përveç pagës vjetorë nga Kuvendi, ajo ka deklaruar edhe një pagë prej 30 mijë eurosh.

Deputetja Nemanja Bisevac ka deklaruar si pasuri një veturë Audi (28 mijë euro) dhe një garazh e një banesë me vlerë të përbashkët 38 mijë e 500 euro. Nemanja ka deklaruar se në Raiffeisen Bank ka aktive një kredi për blerje banese, dhe një për rifinancim të blerjes së veturës. Para të gatshme i posedon 450 mijë dinarë serbë dhe 300 euro – të cilat thotë se i ka kursyer nga paga. Si të ardhura vjetore, Nemanja Bisevac ka deklaruar pagën nga Kuvendi, mbi 2 milionë dinarë serbë nga Ministria e Arsimit në Serbi dhe mbi 1 milionë dinarë nga një bibliotekë serbe.

Deputeti Srdjan Popovic ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit një veutrë 3 mijë euroshe Peugeot dhe dy shtëpi e dy oborre me vlerë totale prej 350 mijë eurosh. Kursime në NLB-në në Beograd, Popovic ka deklaruar mbi 98 mijë euro, teksa në një prej bankave të Prishtinës para prej 21 mijë e 981 eurosh. Ai ka 25 mijë euro “cash” të arsyetuara si kursime. Përveç pagës së deputetit, Popovic ka edhe 11 mijë e 880 euro nga i ashtuquajturi “Distrikti i Kosovës” dhe mbi 16 mijë euro pagë të bashkëshortes, në Serbi.

Edhe deputetja Verica Ceranic ka dekalruar disa prona, përfshirë edhe një banesë me një vlerë të çuditshme: 20 euro. Verica i ka 8 mijë euro “cash”, 68 euro e 43 centë, ndërkaq në dy llogari në NLB-në në Rashkë i ka afro 4 mijë euro. Përveç pagës së deputetes, në vit ajo i merr edhe 26 mijë e 120 euro “cash” nga Serbia, me prejardhje të panjohur, dhe mbi 12 mijë euro pagë “cash” të bashkëshortit.