Ky është babait dhe dy fëmijët që vdiqën në Malishevë

Një rast tragjik tronditi vendin këtë pasdite. Një prind me dy fëmijët e tij vdiqën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një banesë në Malishevë.

 

Policia dhe Prokuroria tashmë kanë iniciuar rastin, ndërsa kanë dalë detaje të reja për këtë ngjarje të rëndë.

Siç mëson Klan Kosova, tre viktimat janë nga familja Berisha, të fshatit Gurbardh, por që jetonin në Malishevë.

Babai ishte rreth 35 vjeç, ndërsa fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç.

Edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë e kanë konfirmuar rastin për Klankosova.tv

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete.

Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje”.