Nait Hasani: Pse mos me qenë Nasim Haradinaj president? I plotëson kushtet

Nait Hasani, deputet i PDK-së, ka folur për zhvillimet politike në Kosovë.

Në një prononcim për Klan Kosova, Hasani ka qendruar prapa propozimit të tij që Xhavit Haliti, deputet i PDK-së, të jetë kandidat për president.

 

Megjithatë, ai ka shtuar edhe një kandidat tjetër.

“Pse mos me qenë Nasim Haradinaj president?…I plotëson kushtet, ushtar, djal i Smajl Haradinaj, udhëheqës i lëvizjeve guerile, i burgosur politik, i burgosur me kretj familjen, ushtar, veteran, plus shkoi në Hagë e dëshmoi mbrojtjen” – pyeti retorikisht Hasani.