Luajti dhe iku me PlayStation 5, por ja çka i ndodhi të dyshuarit në Prishtinë..

Një vjedhje e pazakontë është regjistruar në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka marrë një pajisje elektronike nga një lokal lojërash dhe është larguar pa u vënë re.

 

Ngjarja ka ndodhur më 14 prill rreth orës 02:30 në rrugën “UÇK”, brenda lokalit “Playstation te Shmeki”.

Siç mëson Sinjali, ankuesi D. H ka deklaruar se një person, pasi kishte përfunduar lojën, ka marrë një pajisje “Sony PlayStation 5” në vlerë rreth 500 euro dhe është larguar nga lokali.

Rasti është iniciuar rreth orës 03:30 në Stacionin Policor “Qendra”.

Policia ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarit Genc Petrovci, i cili është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurores kujdestare është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

I njëjti është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.