Ky është personi famëkeq që u kap nga Policia, e turpshme çfarë iu kishte bërë shqiptarëve

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, sot në fshatin Soçanicë të Leposaviqit ka arrestuar të dyshuarin mashkull, shtetas kosovar të nacionalitetit serb, nën dyshimin për kryerje të veprës “Krime lufte kundër popullatës civile”.

 

Sipas Policisë, i dyshuari i lartcekur bazuar në hetimet e zhvilluara dyshohet se në cilësinë e pjesëtarit të MUP-it të Serbisë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, i sistemuar në Stacionin Policor të Skenderajt, i uniformuar dhe i armatosur, në mars të vitit 1999 në Skenderaj, në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, të organizuar si grup, kanë marr pjesë në operacion policor-ushtarak, ku kanë bërë dëbimin me dhunë të civilëve nga pronat e tyre, kanë rrahur, torturuar, plagosur dhe privuar nga jeta 15 civilë shqiptarë, si dhe zhdukur 16 civilë të tjerë në dy lokacione në Skenderaj.

“Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit sipas autorizimit dhe me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit 48 orë” deklaron Policia.