“Për këtë arsyeje”, detaje nga tragjedia ku baxhanaku e mbyti baxhanakun

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur pasditen e kësaj të premteje zonën e Fushë-Krujës. Sipas informacioneve paraprake, rasti ka ndodhur më 10 prill në fshatin Nikël, ku dyshohet se një person ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij pas një konflikti.

Burime bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në fshatin Vrion (Verjon), në njësinë administrative Nikël. Viktima është identifikuar si shtetasi Artur Çangu, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Sipas të dhënave të para të siguruara nga burime policore dhe raportimeve mediatike, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ka mbërritur një telefonatë nga një person i identifikuar me inicialet E.A., i cili ka deklaruar se disa persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të shtetasit A.Ç. Megjithatë, hetimet paraprake kanë ngritur dyshime se autor i krimit mund të jetë pikërisht kunati i viktimës, ndonëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht në mënyrë të plotë.

Ndiqni pamjet me poshte: