Pas zhvillimeve të fundit në skenën ndërkombëtare, ku Donald Trump ka tërhequr qëndrimin e tij dhe është pezulluar për dy javë armëpushimi me Iran, tregjet globale kanë reaguar menjëherë me rënie të çmimeve të naftës.
Sipas analizave të tregjeve energjetike, ulja e tensioneve gjeopolitike ka ndikuar drejtpërdrejt në stabilizimin e furnizimit dhe në rënien e çmimit të naftës bruto, duke reflektuar kështu një trend zbritës në bursat ndërkombëtare.
Ekspertët theksojnë se sa herë që zbuten konfliktet apo rreziqet për përshkallëzim në rajone kyçe si Lindja e Mesme, çmimet e energjisë kanë tendencë të bien për shkak të pritshmërive më të larta për furnizim të qëndrueshëm.
Kjo rënie në tregjet globale pritet të ketë ndikim zinxhir edhe në vendet importuese të karburanteve, përfshirë Kosovo. Duke qenë se Kosova varet pothuajse tërësisht nga importi i naftës, çdo ulje në bursat ndërkombëtare zakonisht reflektohet, me një vonesë të caktuar, edhe në tregun vendor.
Megjithatë, qytetarët dhe njohësit e tregut kërkojnë që kjo rënie të mos mbetet vetëm në nivel global, por të reflektohet realisht edhe në çmimet në pikat e shitjes në vend. Ata theksojnë se shpeshherë uljet në tregjet botërore nuk përcillen me të njëjtin ritëm në Kosovë, duke ngritur shqetësime për mungesë të konkurrencës apo kontrollit të mjaftueshëm.