Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që të shtyjë me të paktën dy javë afatin e vendosur ndaj Iranit.
Sipas Reuters, Sharif ka kërkuar gjithashtu që Irani të rihapë ngushticën strategjike të Strait of Hormuz, një korridor kyç për transportin global të naftës.
Kërkesa vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, ndërsa afati i vendosur nga Uashingtoni për Teheranin po afrohet.
Shtëpia e Bardhë deklaroi të martën se presidenti amerikan Donald Trump është njoftuar për armëpushimin dyjavor të propozuar nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif për të lejuar vazhdimin e negociatave diplomatike midis SHBA-së dhe Iranit.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt theksoi se një përgjigje do të vijë lidhur me këtë propozim.
“Presidenti është njoftuar për propozimin dhe do të vijë një përgjigje”, tha Leavitt për CNN në një deklaratë.
Sharif, i cili ka qenë kyç në ndërmjetësimin e bisedimeve midis Uashingtonit dhe Teheranit, propozoi të martën që Irani të rihapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë si shenjë e vullnetit të mirë dhe që të gjitha palët të respektojnë një armëpushim për të lejuar diplomacinë të arrijnë përfundimin e luftës.