Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca ndaj Jelena Gjulanoviq, e cila po akuzohet për spiunazh në strukturat e inteligjencës serbe.
Prokuroria ka zbuluar se në aktakuzë janë të përfshira edhe disa mesazhe të koduara, ku përmendet një ‘falënderim për punën në Kosovë’, i interpretuar si referencë ndaj veprimtarisë së saj në BIA.
Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale, në këto komunikime përfshihet edhe emri i Aleksandar Vllajiq, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e kontakteve të rrjetit që po hetohet.
Në këtë rast është e akuzuar edhe Jelena Gjukanoviq, ndaj së cilës po vazhdon procesi gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë.