E konfirmuar/ Mësohet emri i kandidatit të VV-së për President

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka bërë një deklaratë të fortë politike, duke njoftuar se Glauk Konjufca do të jetë kandidati i kësaj partie për postin e Presidentit të Kosovës, raporton Gazeta Minuti.

Përmes një reagimi publik, Gola e ka cilësuar këtë zhvillim si një vendim të rëndësishëm për drejtimin e ardhshëm institucional të vendit, duke lënë të kuptohet se brenda Vetëvendosjes tashmë ka një orientim të qartë për garën presidenciale.

Ky njoftim vjen në një kohë kur skena politike në vend është përfshirë nga diskutimet për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa pritet që edhe partitë e tjera të dalin me emrat e tyre dhe të intensifikohen negociatat politike./ Gazeta Minuti/