“Shpërthejnë tifozët turq ndaj Vedat Muriqi – komente masive pas ndeshjes!”

Pas ndeshjes Kosovë vs Turqi që u mbajtë mbrëmë, rrjetet sociale janë “ndezur” nga reagimet e tifozëve turq ndaj sulmuesit dardan, Vedat Muriqi, shkruan Gazeta Minuti.

Nën postimet e tij në Instagram, mijëra komente kanë vërshuar, ku një pjesë e tifozëve turq nuk kanë kursyer ironinë dhe provokimet. Shprehje si “Tani qaj” dhe “Ëndrrat për Kupën e Botës marrin fund të martën” janë ndër më të përhapurat.

Në anën tjetër, nuk mungojnë as komentet me tone sportive dhe madje miqësore, ku disa tifozë turq e vlerësojnë Muriqin si një sulmues të madh dhe shprehin dëshirën që ai një ditë të luajë në kampionatin turk, madje duke e ftuar te Fenerbahçe.

Ky “sulm” virtual tregon edhe një herë tensionin dhe rivalitetin e madh që ka krijuar kjo përballje, ndërsa emri i Vedat Muriqit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes si një nga figurat kryesore të Kombëtares së Kosovës, njofton Gazeta Minuti.

Përkthimi i komenteve:

  • “Şimdi ağla yavrum 🇹🇷” → “Tani qaj, o i vogli”
  • “Your World Cup dreams will end on Tuesday…” →
    “Ëndrrat tuaja për Kupën e Botës do të marrin fund të martën. Bëni një hap të vogël drejt Turqisë dhe do ta shihni çfarë do të thotë kjo.”
  • “Not a small step TURKISH WALL 💪🇹🇷” →
    “Nuk është hap i vogël, MURI TURK 💪🇹🇷
  • “End of the season Come To Fenerbahçe…” →
    “Në fund të sezonit, eja te Fenerbahçe, na mungove 💛💙
  • Komenti i fundit (më i gjatë) →
    “A janë këto komente shaka??? Vedat Muriqi donte të luante për Turqinë, por rrethanat bënë që ai të përfaqësojë Kosovën. Ai është një nga sulmuesit më të mirë dhe meriton respekt.”