Miratohet Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë

Qeveria e Kosovës e ka proceduar në Kuvend Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

 

Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla, ka thënë se qëllimi i ligjit është i dyfishtë.

“Së pari të forcojë llogaridhënien e zyrtarëve publikë, duke e bërë të qartë se pasuria duhet të jetë në përputhje me të ardhurat e ligjshme dhe së dyti të ruajë standardet kushtetuese dhe të drejtat themelore duke siguruar që çdo ndërhyrje në pronë të bëhet vetëm me vendim gjyqësor”, ka theksuar Gërvalla.