Vizita e Ramës në lzraeI, Ilir Kulla: Nuk është prishur me Erdoganin, ja çfarë po luhet në prapaskena

Eksperti i sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Kulla, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Izrael dhe reagimet që ajo ka ngjallur në Turqi.

 

Në një intervistë për emisionin “Të Pashoq”, në kanalin në YouTube të Pamfletit, Kulla tha se pavarësisht deklaratave të forta të Ramës në Knesset dhe reagimeve që kanë ardhur nga Ankaraja, nuk bëhet fjalë për një përplasje reale mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

 

Ai theksoi se Rama historikisht ka ditur t’i menaxhojë marrëdhëniet personale dhe publike në mënyrë të tillë që të ruajë gjithmonë një hap rezervë në raportet ndërkombëtare.

Kulla nënvizoi se edhe çështje të ndjeshme, si një zhvendosje e mundshme e ambasadës shqiptare në Jerusalem, nuk do të sillnin pasoja reale në marrëdhëniet me Ankaranë, duke kujtuar se Kosova e ka bërë një hap të tillë dhe vijon të ketë marrëdhënie shumë të mira me Turqinë.

Sipas Kullës, reagimet e ekzagjeruara ndaj vizitës së Ramës janë pjesë e një strategjie të mirëmenaxhuar komunikimi politik, ku rrjetet sociale luajnë rol kyç. Ai shtoi se kryeministri përdor me mjeshtëri perceptimin publik për të paraqitur veten si faktor balancues mes Lindjes dhe Perëndimit.

Pjesë nga intervista:

-Tani, kjo vizitë e Ramës në Izrael, padyshim, sikurse pritej, edhe për faktin e deklaratave të forta që bëri në Knesset, ka ngjallur reagime të forta nga nga Ankaraja, nga Turqia. A është kjo fillimi i një përplasje të madhe mes kryeministrit Rama dhe, në thonjëza, mentorit të tij Erdogan në Turqi? Apo jo?

Ilir Kulla: Po jo. Këtu më nxori një argument në raport me atë që thesh. Gjithmonë Rama në mënyrën se si ka luajtur marrëdhëniet publike, ka lënë, mendoj se në këto marrëdhëniet e veta personale që i krijon me njerëzit, si ato që ka pasur me Erdoganin, ka gjithmonë diçka më tepër, ka nga një më mbrapa në mendje e të tjerë. Dhe për këtë ka luajtur me me këta, jo me biznesmenë aty e të tjerë. Të kujtohet që kur u krijua Air Albania si një gjë shumë e madhe e të tjerë. Dhe pastaj…

-Falimentoi, po.

Ilir Kulla: Jo. Jo falimentoi, e falimentuan këta. Mbi, nuk e di sa udhëtime shtetërore janë bërë që s’janë paguar kurrë kostot e të tjerë. Po, e rrjedhshme është që s’ekziston më. Pra, çështja është që dhe me Turqinë, ne realisht, konkretisht, përveç ndihmës që na ka dhënë Turqia në raport me tërmetin, ëh me rindërtimin, këto që kemi me NATO-n, bashkëpunimi ushtarak e të tjerë e të tjerë, me shëndetësinë në kohën e COVID-it, megjithëse shumica e njerëzve kanë shkuar me paratë e veta që të jemi të qartë. Konkretisht me Turqinë, në këto 13, 14 vjet, çfarë kemi bërë realisht? Po çohesh në Turqi-Serbinë, ti e sheh që Turqia dhe Serbia, pavarësisht se nuk janë kaq të afërta me njëra-tjetrën, po nga pikëpamja e biznesit, e zhvillimit e të tjerë, kanë shkëlqyer. Ne e konceptuam dhe njëherë marrëdhënien me Turqinë, hajde të marrim njërin se s’po ja përmend emrin, se kam muhabet me të, një biznesmen nga Vlora, po e fusim aksioner, po e fusim me këtë. Jo hajde të shkojmë, jo bëjmë shou, bëjmë pushime, jo bëjmë takim, bëjmë shou. Konkretisht, pas 13, 14, 14 vjetësh, çfarë kemi me Turqinë? Shumë pak gjëra kemi me Turqinë. Kemi Çalikun, po Çaliku ka ardhur në kohë të Fatos Nanos, nuk ka ardhur as në kohë të Berishës, as as në kohë të Ramës. Bizneset e Çalikut janë në Shqipëri ato që janë më të rëndësishmet, grupi Çalik. Kemi bankën, po dhe ajo atëherë ka ardhur. Madje në këtë moment që flasim mbase s’kemi as Turkish Airlines sepse ja hoqën fluturimet Turkish se do t’i jepnin ekskluzivitetin kësaj, ëh Air Albania-s.

-Jo tani Turkish Airlines e ka marrë në dorë se…

Ilir Kulla: Jo jo, po do fillojë, do rifillojë fluturimin se deri tani ka qenë pa fluturim fare. Domethënë, nuk është se kemi ndonjë gjë të madhe me Turqinë. Kemi pasur vetëm shou. Turqia ka hedhur para këtu për jo rindërtimin, këto gjërat që the, po gjithë kjo ka qenë shou.

– Në momente kyçe elektorale ka kontribuar.

Ilir Kulla: Jo xhanëm, e pra, e pra, e, është shfrytëzuar politikisht edhe është imagjinuar politikisht dhe ka luajtur, madje ka luajtur në një mënyrë as kështu, as ashtu, se i ka thënë që ja unë do t’i sulmoj gylenistët, do i pastroj gylenistët, po pastaj gjithë gylenistëve u dha shtetësinë dhe i ka punësuar si këshilltarë. *noise* Këtë ta thotë një njeri që Erdoganin e ka takuar disa herë. Herën e fundit unë me Erdoganin, e me dikë tjetër që s’duhet t’i përmend ata dy zotërinjtë e tjerë. Kemi ndenjur tre orë e gjysmë në tavolinë në Sarajevë para shtatë vjetësh. Duke biseduar pikërisht këto gjërat me Shqipërinë. Pra, pas 13 vjetësh çfarë kemi ne me Turqinë? Shumë pak gjëra. Pra, edhe me Turqinë është luajtur me imazh. Pra, le ta shohim kështu. A shqetësohen turqit po të lëvizim ne ambasadën në Jeruzalem? Do bëjnë disa deklarata e të tjera. Po de facto, Kosova e çoi ambasadën në Jeruzalem, po marrëdhëniet e Kosovës me Turqinë janë të shkëlqyera. Nuk është se i prish ndonjë punë. Kështu që, as mos ta shohim menjëherë kështu sikur dikush këtu është i rëndësishëm të tregojë që dikush në Turqi u nxeh për shkak të vizitës në Jeruzalem dhe prandaj ne jemi kaq të rëndësishëm se ndryshe na vjen Turqia. A mos jemi në kuadër të këtij manipulimi sërish? Dhe sidomos sot në kohën e rrjeteve sociale, kjo gjë është shumë e thjeshtë për liderët. Pse është e lider, për liderët shumë e thjeshtë kjo gjë? Shiko, deri dje, kur nuk kishte rrjete sociale, kur nuk kishte këtë lloj komunikimi publik, të qeverisje një vend si Shqipëria ishte problem, sepse ki parasysh, çdo qark donte të vetin, çdo katund donte të vetin, partitë politike, Fatos Nano i shkretë kishte aty brenda KPD-në e kryesinë e i çanin kokën ministrat, të gjithë ata, jepte të gjithëve llogari atyre. Ky sot as as i takon më, domethënë, ja ka deleguar Taulant Ballës grupin parlamentar. Dhe e vetmja mënyrë që komunikon ky me njerëzit janë rrjetet sociale. Pra, kush të thotë ty dhe mua që nuk është pikërisht interes i këtij zotërisë sot, për problemet që ka, në mënyrë të jashtëzakonshme, sepse është një një aktor i jashtëzakonshëm për këtë pjesë, që i intereson pikërisht që t’i thotë edhe dikujt në Perëndim, e shikon që m’u mërzitën myslimanët? Kështu që mos më lëshoni se unë ja, unë jam ai që po luaj, që po bëj ekuilibër. Aq më tepër që ka një opozitë budallaqe këtu që nuk e kuptojnë. Bie direkt në këtë gracë. Kështu që nuk e si pashë ndonjë gjë të veçantë nga Turqia. Pashë nja 20 veta që ishin mbledhur këtu, Mexhlisi, një organizatë këtu në qendër të Tiranës, edhe ata i kishin nxjerrë pikërisht në rrjetet sociale të Edi Ramës, edhe në këto mediat pro-qeverisë, që të thonin, ja shihe, e shikon si na janë nxehur këta? Po nuk është se pashë që nuk zu gjumi njeri në Stamboll apo, ku di unë, Hakan Fidani i shkretë, që e njeh Shqipërinë që kur ka qenë kreu i TIKA-s, kur unë kam qenë kryetar i kulteve para 21 vjetësh, ai ka qenë kreu i TIKA-s e pastaj drejtor i shërbimit sekret pra e njeh në detaj. Nuk e zu gjumi se bëri Rama vizitë në në në Jeruzalem. Sepse kanë halle të tjera. Ki parasysh, kanë Iranin në kufi. Turqia gjithë këto ditë është shprehur, mos sulmoni Iranin, mos, mos zgjerojmë konfliktin, mos zgjerojmë luftën e të tjerë. Është, ka kaq shumë halle bota, domethënë, Ukraina e të tjerë e të tjerë, saqë të mendosh që një vizitë periferike e një vendi shumë periferik, në një kohë që s’prodhon asnjë lajm ndërkombëtarisht, sepse lajm ndërkombëtarisht do të ishte për shembull zhvendosja e ambasadës në në Jeruzalem. Besoj që më shumë kjo shkon në llogjikën që i intereson dikujt këtu të tregojë që kemi një lajm dhe duhet të ta them. Është i jashtëzakonshëm. Administrimi i menaxhimit publik të lëvizjeve të tij është i jashtëzakonshëm.