Albini mori votat e 401,241 të gjallëve, gjeneralët i la fitues te të vdekurit

Reagimet pas rezultateve zgjedhore vazhdojnë të jenë të ashpra dhe pa doreza. Halil Geci, ka publikuar një postim të drejtpërdrejtë dhe tejet kritik, ku përmes ironisë dhe gjuhës së fortë politike, krahason votat e fituara nga Albin Kurti me qëndrimet dhe akuzat e kundërshtarëve të tij, të cilët ai i quan “gjeneralë”.

Postimi i plotë i Halil Gecit

“ALBINI MORI VOTAT E 401,241 TË GJALLËVE, GJENERALËT I LA FITUES TE TË VDEKURIT

Ky Albin Kurti, ose siç e quanin disa “gjeneralë”, Albin Cërrnagori, ka grumbulluar deri më sot 401,241 vota nga njerëz të gjallë.
Sa për të vdekurit, duket se i ka lënë disa të gjallë që të shëtisin mes varreve, ose, më saktë, i ka vendosur të gjallët te të vdekurit.
Disa nga ata “gjeneralë” që dje e quanin spiun serb, disa spiun rus e disa spiun grek, sot kanë mbetur nën hijen e dyshimit, duke kërkuar ilaç te varret për kokën që nuk u funksionon më.
Të quash një popull që përfaqëson 80% të shqiptarëve rusë, ndërsa veten ta shpallësh djathtist dhe mbrojtës të amanetit të Rankoviqit për ndarjen e Kosovës, nuk është politikë, por është komedi me bileta të shtrenjta.”