U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet e më pas lirohet i dyshuari

Një person është arrestuar të premten mbrëma në fshatin Mazgit të Obiliqit, pasi është kapur me armë pa leje dhe është prezantuar rrejshëm si person zyrtar

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 18:20, i dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga njësi policore derisa po drejtonte një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte ndaluar nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë. I dyshuari ishte prezantuar si person zyrtar- pjesëtarë i FSK-së, por është verifikuar dhe ka rezultuar se i njëjti nuk është pjesëtar i FSK-së”, tha Policia.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.