Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, nuk e ka përjashtuar mundësinë që në ditët e fundit të afatit kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, të futet në listën zgjedhore të PDK-së.
Ai ka bërë me dije se për këtë çështje do të vendos kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
Ai ka thënë se ka edhe dy ditë kohë për këtë çështje.
“Nuk e di nëse do të ndodh ky koalicion, kjo ka qenë ndër gjërat që është diskutuar, mbetet kryetari Hamza me caktuar këtë çështje. Kemi edhe dy ditë kohë, por ajo çka po punojmë ne është ta përfundojmë listën tonë me sjell njerëz të ri që kemi shumë. Derisa ka afat është e mundur që të ketë një komunikim, unë nuk do ta përjashtoja plotësisht, pasi ka kohë, por nuk e di nëse do të ndodhë, mendoj se nuk është e definuar nga asnjëra palë. Përderisa është i hapur afati për dorëzimin e listës mund të ndodhë, nuk e di ndoshta”, ka thënë Gruda.