I njohur si i forti i Kosovës, Bujar Muli, në ngritjen e peshave të rënda, ka një synim të madh para vetes.
Muli që merret me sporte ekstreme, paralajmëron diçka që askush nuk e ka bërë deri me tani.
Muli thotë se më 26 korrik të vitit të ardhshëm do të janë të pranishëm edhe zyrtarët e Guinness World Records.
Për çfarë bëhet fjalë, më së miri tregon Muli.
“Pas betejash, pritjesh e pengesash, data u vendos.
Loja mbaroi.
Më 17 Korrik të vitit 2026 unë dal para botës me një qëllim të vetëm:
Me e shty trupin e njeriut aty ku s’ka shkel kush – 2000–2500 kilogramë.
Jo sfidë.
Jo rekord.
Kjo është rebelim kundër limitit.
Dhe për t’ua mbyll gojën krejt atyre që kanë dyshuar:
Guinness World Records zbret vet në Kosovë.
Juria zyrtare, LIVE në sallë, për me pa me sytë e vet se çka ndodh kur vullneti kthehet në armë.
Me emër të Zotit, më 17 Korrik 2026 unë tentoj me u bë:
Njeriu i parë në planet që mban 2000–2500 kg.
Nuk po e kërkoj historinë.
Po e marr.
Ju dua krejt aty, të mëdhenj e të vegjël.
Mos mungoni.
Atë ditë, Kosova nuk përfaqësohet – Kosova sundon.
17 Korrik – Dita kur fuqia jonë e thyen botën”, ka shkruar Muli në profilin e tij në facebook.