Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka reaguar pasi presidentja Osmani ka caktuar 28 dhjetorin si datë për zgjedhje, datë kjo e kërkuar edhe nga kreu i VV-së, Albin Kurti.
Murati ka thënë se caktimi i kësaj date dhe se ky vendim është i duhuri.
Postimi i plotë:
Caktimi i datës 28 dhjetor për zgjedhje është vendimi i duhur.
Kjo e mundëson daljen sa më të madhe të qytetarëve për të votuar marrë parasysh edhe ardhjen e diasporës, por edhe i jep kohë të mjaftueshme KQZ-së për të organizuar zgjedhjet sa më mirë.
Na priftë e mbara!