Në takimin e sotëm ku Siria zyrtarisht njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani është shoqëruar edhe nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një njoftimi të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).
“Në takimin e sotëm ndërmjet presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman al Saud, presidentit të Sirisë, Ahmed al Sharaa dhe Myftiut Naim ef. Tërnava, kryetari i Sirisë deklaroi se Siria njeh pavarësinë e Kosovës, dhe shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.”, ka njoftuar BIK.