AAK dhe LVV arrijnë marrëveshje edhe për balotazhin në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren do të ia kthejë nderin që Lëvizja Vetëvendosje ia bëri në Junik.

Palët janë marrë vesh për koalicion qeverisës dhe kjo është njoftuar mbrëmjen e së martës.

Ish-kandidati i AAK-së për kryetari të Prizrenit, Besnik Krasniqi nënshkoi marrëveshjen me kandidatin e LVV-së për kryetari, Artan Abrashin.

“Aleanca, dega në Prizren, mbetet e përkushtuar që, në përputhje me programin tonë politik e zhvillimor, të jetë gjithmonë pranë qytetarit dhe në shërbim të tij,” thuhet në njoftim.

Në garën e balotazhit në komunën e Prizrenit ballafaqohen Artan Abrashi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës, që është edhe kryetari aktual i qytetit.