Kualifikimi i tretë radhazi në Botëror, Arabia Saudite shpërblen me 1 milionë euro çdo futbollist

Qeveria e Arabisë Saudite ka vendosur të shpërblejë futbollistët e saj pas kualifikimit historik në Kupën e Botës 2026.

Sipas vendimit të bërë publik nga Ministri i Sportit, Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, çdo lojtar dhe anëtar i stafit teknik do të marrë 5 milionë rialë sauditë, që përkthehet në rreth 1.15 milionë euro.

Arabia Saudite siguroi kualifikimin për Botërorin pas barazimit pa gola kundër Irakut, rezultat që mjaftoi për të mbyllur me sukses fazën e fundit të eliminatoreve aziatike.

Ministri Al-Faisal konfirmoi se shpërblimet do të jepen brenda 30 ditëve nga përfundimi i kualifikimeve, duke theksuar se ky është një motivim për ta përfaqësuar denjësisht vendin në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Skuadra saudite tashmë ka filluar përgatitjet për fazën finale të turneut, me synimin për të kaluar grupin dhe për të përsëritur suksesin e Botërorit 2022 në Katar, ku mposhti edhe kampionët e Argjentinën.