Komentatori politik, Krenar Shala në “Adresa” komentoi rezultatin preliminar të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Shala komentoi komunën e Skenderajit, të cilën e quajti si komunën më të pazhvilluar në të gjitha aspektet.
Ai tha se tha se pse duhet që një kryetar, vazhdimisht me i marrë 90% të votave, kur nuk ka përparim në atë komunë.
Shala ironizoi edhe në aspektin duke e krahasuar Skenderajin me Londrën.
“Ai domethëne e ka zhvillu më shumë se Londra, jepja ma shumë se 95% se e ka bo ma të fortë se Londra, duhet me shperbly. E ende është komuna më e dobët në Kosovë, e ti shkon ja jep 90%”, shtoi tutje Shala.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 12 tetorit, në Skenderaj fitoi përsëri Partia Demokratike e Kosovës, me 83,45% të votave apo me 12,433 vota gjithsej.
Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje.