Jeta e personazheve të njohura në botën e showbizit vazhdon të shikohet me llup, pasi ata vazhdojnë të jenë aktivë në rrjetet sociale.
Incidenti mes Jozit dhe Gjestit
Disa nga ngjarje qe kanë tronditur publikun është situata mes Jozit dhe Gjestit.
Edicioni i katërt i ‘Big Brother VIP Albania’ nuk shkoi gjithçka sipas planit, pasi një javë pas përfundimit kishte ndodhur një incident tejet i rëndë.
Jozi me përfundimin e rrugëtimit te tij goditi në fytyrë Gjestin, i cili menjëherë pranoi tretman mjekësor, ku në vendin e ngjarjes mbërriti edhe policia e shtetit. Kjo situatë u komentua edhe jashtë kufijve të shqiptarisë, shkruan “Kosovarja”.
Arrestimi i reperit Noizy në Zvicër
Reperi i njohur shqiptar Noizy u arrestua në Aeroportin e Cyrihut në Zvicër, me urdhër të Prokurorisë zvicerane. Lajmi u përhap shpejt në media dhe rrjete sociale, duke krijuar debat mbi arsyet e këtij arrestimi dhe përfshirjen e mundshme në aktivitete penale jashtë vendit.
Sulmi ndaj Klea Prengës nga motrat Berisha
Një tjetër incident i bujshëm ndodhi në vitin 2024, ku ish-banorja e “Big Brother”, Antonela Berisha dhe motra e saj Marinela, goditën në fytyrë blogeren Klea Prenga me një shishe qelqi. Ngjarja ndodhi në një lokal nate dhe dyshohet se shkaku ishte një lidhje intime e dyshuar mes Kleas dhe bashkëshortit të Marinela Berishës. Ky incident solli reagime të shumta në rrjetet sociale dhe mediat rozë, shkruan “Kosovarja”.
Përjashtimi i Xhenetës nga emisioni “She’s On Top”
Xheneta Fetahu, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova” dhe më parë modele në emisionin “She’s On Top”, u përjashtua nga ky i fundit për shkak të një incidenti me dhunë fizike ndaj një tjetër vajze pjesëmarrëse në reality show. Ky veprim solli përjashtimin e menjëhershëm të saj dhe u komentua gjerësisht në mediat online./Kosovarja
Xh.S