Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas lajmit se sot disa zyrtarë të lartë të PDK-së nga kjo komunë kanë shprehur mbështetjen e tyre për kandidatin e kësaj partie për kryetar, Petrit Hajdaraj.
Lladrovci është shprehur i bindur se do të dalë fitues në zgjedhjet e 12 tetorit, duke theksuar se mbetet besnik ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.
Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar:
“Qytetarë të nderuar, Pas shumë mesazheve për veprim ndaj situatës së krijuar me postime të porositura, kërkoj nga të gjithë qetësi dhe dashuri. Bedelët me letra e pa letra me ndonjë përjashtim, në zgjedhjet e kaluara ishin bashkë kundër meje. I munda dhe i mundi sërish. PDK dje, PDK sot, PDK gjithmonë. Tash dolën publikisht dhjetëshja e parë, qytetarët ua shohin fytyrat por edhe ua dinë veprat, asnjë maskë nuk do ti ndihmojnë. Me qytetarët do t’ua tregojmë vendin, keqbërësve dhe bedelëve. Vazhdojmë, +4!”, shkroi ai.