Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jenë pjesë e samitit dyditor që mbahet më 30 qershor dhe 1 korrik në Shkup, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.
Takimi, që mbledh së bashku krerë shtetesh, ministra dhe zyrtarë të lartë të BE-së, synon të avancojë bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes vendeve të rajonit dhe BE-së.
Agjenda:
30 Qershor 2025
Ora 19:30 – Darka e Liderëve e organizuar nga Kryeministri Hristijan Mickoski
Vendi: “Ëinery Kamnik”, Shkup
Të ftuar: Liderët e rajonit, Komisioneri për Zgjerim dhe Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore
Formati: 1+0
Ora 19:30 – Darka për Ministrat e Çështjeve Evropiane dhe partnerët zbatues
Vendi: Po ashtu “Ëinery Kamnik”
Të ftuar:
Ministrat për Çështje Evropiane (1+1)
Komisioni Evropian – Drejtori për Ballkanin Perëndimor (1+1)
Shërbimi i Jashtëm Evropian – Kreu për Evropën Juglindore (1+1)
Drejtorët e organizatave rajonale dhe partnerëve zbatues (1+0)
Ambasadorët (të BE-së, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar)
Për delegacionet e tjera, darka do të shërbehet në “Hilton Double Tree Hotel”, Shkup
1 Korrik 2025
Ora 09:30 – 14:00, Vendi: Hilton Double Tree Hotel, Shkup
Pjesëmarrës: Liderët e Ballkanit Perëndimor, Ministrat për Çështje Evropiane, Komisioni Evropian, Shërbimi i Jashtëm Evropian, organizatat rajonale dhe bankat zbatuese (EIB, BERZH, BB, etj.)
09:30 – 10:00
Mirëseardhje dhe deklarata për media
10:00 – 10:20
Fjalët hyrëse:
Kryeministri Hristijan Mickoski
Komisionerja për Zgjerim Marta Kos
10:20 – 12:00 | Paneli I: “Plani i Rritjes – Vlerësimi, puna e ardhshme dhe komunikimi”
Moderator: Kryeministri Mickoski
Temat:
Rishikimi i Planit të Rritjes në të gjitha shtyllat
Diskutim për iniciativat e reja në kuadër të Shtyllës 1 (turizmi, mbrojtja e konsumatorit, autostrada e tregut të përbashkët)
Folësit:
Liderët e Ballkanit Perëndimor (Rama, Kurti, Vuciq, Spajic, Krishto – në rend alfabetik) Komisionerja Kos
12:00 – 12:15
Foto familjare – Liderët dhe Komisionerja Marta Kos
12:15 – 12:45
Konferencë për media – Kryeministri Mickoski & Komisionerja Kos
(12:15 – 14:00 rezervuar për takime bilaterale)
12:45 – 14:00 | Paneli II: “Zgjerimi i Shtyllave të Planit të Rritjes”
Moderator: Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani
Temat:
Zbatimi i agjendave të reformave
Tregu i përbashkët rajonal
Folësit:
Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim Gert Jan Koopman
Përfaqësues të Shërbimit të Jashtëm Evropian
Ministrat për Çështje Evropiane të Ballkanit Perëndimor
Drejtues të CEFTA, Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, BERZH, BB, etj.
14:00 – Foto familjare për Ministrat dhe partnerët zbatues
14:10 – Drekë dhe nisje .