Bajrami: Qeveria Kurti bleu rrymën nga EFT e Vuk Hamoviqit dhe NOA, Prokuroria Speciale të hetojë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas hulumtimit të Buletinit Ekonomik, që nxjerr në pah sabotazhin e tregtarëve të energjisë ndaj bursës shqiptare ALPEX.

Hulumtimi që nxjerr në pah se në qendër të ‘lojës’ së sabotazhit ndaj ALPEX-it, qëndron kompania EFT e Vuk Hamoviqit.

“Çdo ditë po vërtetohet struktura, organizimi dhe fushveprimtaria e mafisë energjetike. Deputeti Kurti dhe deputetja Rizvanolli a do ta demantojnë këtë hulumtim, këtë punë të jashtëzakonshme të Buletinit Ekonomik, dhe gazetarti Agon Sinanaj, i cili po zbërthen çdo krim në sektorin e energjisë.

Deputeti Kurti dhe deputetja Rizvanolli lavdëroheshin për bursën shqiptare, derisa Kosova nën qeverisje e tyre bursën ALPEX e ka dekor patriotizmi e rrymën e blejnë direkt te NOA dhe EFT-ja e Vuk Hamoviqit.

Prokuroria Speciale duhet të hetojë dhe nxjerrë para drejtësisë!”, shkruan Bajrami./Periskopi/