Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku pas dështimit të seancës konstituive, tha se Kosova po vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të kryeneçësisë politike të VV-së.
Ajo deklaroi se Kosova është në krizë, dhe se s’po arrihet të bëhet një marrëveshje politike për të mirën e qytetarit.
“Kosova vazhdon të jete e bllokuar për shkak të kryeneçësisë të VV-së. Dështuam sërish të konstituojmë institucionet. Vendi është në krizë, ekonomia është në krizë”
Sot pat përpjekje. nuk po arrijmë të bëjmë marrëveshjen për të mirën e qytetarit. Për keqardhje”, përfundoi ajo.