Peci sërish i befasuar: Nuk kishte dijeni për aplikimin e këshilltarit të tij në Ministri

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është zënë sërish në befasi gjatë një interviste në televizionin T7. Kësaj here, shkak është bërë këshilltari i tij, Arian Bugari, i cili është në proces të punësimit si staf civil në Ministrinë e Bujqësisë.

Ndërsa më herët ishte befasuar nga punësimi i motrës së zv/ministrit Blerim Gashani, këtë herë Peci deklaroi se nuk kishte asnjë informacion për aplikimin e Bugarit në një pozitë të përhershme në ministri.

“Kush është këshilltari im? Nashta ka apliku dikush për besë nuk e di, njerëzit munen me mëndu me gjete angazhim. Ariani? Nuk e di, ka mujt me apliku është e drejtë e tij. E ku ka apliku ai? Ai është një djalë, agronom, mbajtës i familjes”, deklaroi Peci.