Britania: Azilkërkuesit shqiptarë nuk do deportohen, vendi i tyre jo i sigurt

Një kthesë të fuqishme duket se po njohin qëndrimet e Britanisë së Madhe ndaj emigracionit dhe azilkërkuesve pas fitores së zgjedhjeve brenda konservatorëve nga kryeministrja e re Liz Truss.

Vetëm pak ditë pasi u njoftua se po diskutohet një plan i ri për të furnizuar me punëtorë të kualifikuar edhe për profesione jo të nivelit të lartë, Britaninë e Madhe nëpërmjet lehtësimit të skemës së vizave dhe sistemit të pranimit, një tjetër vendim i rëndësishëm është marë.

Siç raporton TheGuardian, vendimi lidhet në veçanti me shqiptarët që tentojnë të kalojnë ilegalisht nëpërmjet kanalit të “La Manshit” me gomone për të mbërritur në ishull dhe për të cilët ishte hartuar një skemë dëbimi nga ish-ministrja e Brendshme, Priti Patel.

Por, Home Office e ka shpallur të pavlefshme për momentin marrëveshjen që Patel nënshkroi me qeverinë shqiptare në gusht për të kthyer me shpejtësi nga Doveri ata që mbërrijnë ilegalisht.