Haxhi Avdyli pas letrës së Kurtit: Marrëveshja nuk është e pamundshme

Deputeti i LVV-së, Haxhi Avdyli ka deklaruar se marrëveshja për koalicion qeverisës me LDK-në “nuk është e pamundshme”.

Pasi kryetari i LVV-së, Albin Kurti i shkroi letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku duke i kërkuar koalicion, Avdyli shkroi kështu në Facebook:

“Nëse e vendosim interesin e qytetarëve dhe vendit para interesit e fatit personal apo grupor, marrëveshja nuk është e pamundshme”.

“E sigurtë është që kur fiton Kosova, fitojmë të gjithë. Alternativa e refuzimit e bllokimit, është rrugë pa krye. Për të gjithë. Pa dallim”.