“LVV i humbë 10-15 deputetë nëse mbahen zgjedhjet”, Nexhmedin Spahiu me parashikim për partinë e Kurtit

Analisti Nexhmedin Spahiu tha se shkuarja në zgjedhje të reja nuk i konvenon Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai deklaroi se po të mbahen zgjedhje të reja, LVV do t’i humbasë 10-15 deputetë.

“Shkuarja në zgjedhje të reja më së paku i konvenon Vetëvendosjes për shkak se i humbë 10-15 deputetë. Është thy ai miti i 500K dhe në momentin kur e merr teposhtëzen vështirë është me ndalë teposhtëzën”, tha Spahiu.

Ai tha se në rast se ndodhin zgjedhje të reja, PDK dhe LDK do të rriten me vota.

Sipas tij, “PDK-së mosdalja e njerëzve në votime do t’ia rriste akoma përqindjen e LDK-ja do të përfitonte ardhje nga ish votuesit e LVV-së”.