Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti më në fund ka arritur ujdi me Nismën e Fatmir Limajt.
Portali OPEN TV nga Maqedonia e Veriut, nga burime të mirëinformuara në Prishtinë, mëson se Limaj do të jetë kryeparlamentar i ardhshëm i Kosovës.
Zvarritja e procesit të konstituimit të parlamentit në Kosovë do të merrë fund ditën e premte.
Sipas burimeve të OPEN TV, një deputet i LDK dhe një deputet i PDK do t’i bashkëngjiten shumicës parlamentare të kryesuar nga Vetëvendosja e Albin Kurtit. (Open-TV)