Sali Berisha la zyrën e Partisë Demokratike dhe këtë të martë vizitoi tregun industrial të Tiranës.
I shoqëruar nga kandidatë për deputete për qarkun e Tiranës dhe të rinjtë që mbanin në duar programin e Partisë Demokratike, Berisha u premtoi tregtarëve se ndër aktet e para të qeverisjes së tij është vendosja e minimumit jetik.
“Ai minimum është i domosdoshëm që një njeri të mund të mbajë veten, nuk e pasuron, nuk e lumturon, por ama e përjashton nga disa dhimbje të paarsyeshme dhe ne do e bëjmë atë”, tha ai.
Jo vetëm ulje taksash nga qeveria qendrore, por Berisha u premtoi bizneseve të vogla se do i mbrojnë dhe nga bashkia. “Bashkisë do ia vëmë kufirin tek thana, që të mos guxojë të vërë taksa më shumë se 1 për qind të xhiros, tani shkojnë në 8 për qind të xhiros dhe ato para i kthejnë në patronazhistë dhe rrush e kumbulla”, tha Berisha.
Berisha u premtoi tregtarëve se do të falen gjobat e vëna ndaj bizneseve të vogla. Pas ankesave të tregtarëve premtoi uljen e taksës lokale për hapësirat publike, dhe rritjen e tavanit të xhiros vjetore së tatueshme që do të shkojë nga 140 mijë euro në 180 mijë euro, pasi siç tha në këtë mënyrë i jepet një frymëmarrje biznesit të vogël.
Por gjatë takimit, Berisha u përball edhe me një “incident” të pakëndshëm.
Ndërsa ai fliste, një prej tregtarëve i ra telefoni.
Ai e hapi për të folur, ndërsa Berisha i vënë në siklet, vazhdonte e fliste.
Ja pamjet: